Dita ndërkombëtare e tolerancës

16 nëntori është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, kjo ditë u vendos me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara më 16 nëntor të vitit 1995 në konferencën e UNESCO-s. Sipas OKB-së tolerancë është pranimi i faktit që qeniet njerzore janë natyrshëm të ndryshëm në shumë pikpamje dhe kanë të drejtë të jetojnë ashtu siç janë. Në vendin tonë e sidomos në qytetin e Gjakovës mund të krenohemi me nivelin e tolerancës. Por si e shohin komuntetet tolerancën ndëretnike në Gjakovë na thonë vet ata.

Edhe një mësimdhënëse e komunitetit egjiptian e që punon në dy shkolla të komunës së Gjakovës, thotë që kolegët e kanë mirëprituar dhe se ndjehet e barabartë në shoqëri.

Institucionet e nivelit lokal e qëndror duhet të mbështesin aktivitetet dhe të promovojnë nisma të kësaj natyre që në focus kanë marrëdhëniet ndëretnike e ndërfetare kështu thanë përfaqësuesit e komuniteteve.

Read Previous

QMF në Cërmjan tashmë edhe me shërbime laboratorike

Read Next

Njoftim me rëndësi rreth konkursit për zyrtarë policorë