Dita e tretë e Botërorit

Akil Gjakova do të garojë sot, në ditën e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos në Budapest të Hungarisë.

Akili garon në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa fillimisht do të përballet me rumunin Ioan Dzitac.

Gjakovën e ka munduar një lëndim i krahut në javët e fundit dhe për këtë nuk kishte fazën përgatitore më të mirë të mundshme. Nëse shfaq më të mirën dhe nuk ka telashe me krahun, xhudisti kosovar mund të përfshihet në garë për medalje.

Në kategorinë deri 73 kilogramë janë 41 xhudistë. Të hënën garon Laura Fazliu./koha.net

Read Previous

Çfarë dimë deri tani për sulmet e natës mes Izraelit dhe Iranit

Read Next

Inter Miami i Messit barazon pa gola me Al Ahlyn në ndeshjen hapëse të Botërorit për Klube