Dita e parë e shkollës, trafik i rënduar në rrugët e Tiranës

Ditën e sotme ka pasur një shtim të fluksit të automjeteve nëpër rrugët e Tiranës, si në çdo ditë të parë të shkollës.

Nga ana tjetër, Policia Rrugore e ka menaxhuar me sukses.

Ditën e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kërkoi angazhim maksimal sa i përket fluksit të qarkullimit, për të mundësuar që të gjithë prindërit që çojnë fëmijët në shkollë, të mos pengohen.

Gjithashtu, është kërkuar nga të gjitha strukturat e policisë që të mbajnë kontakte të vazhdueshme me mësuesit dhe bordet e prindërve, për të shmangur çdo fenomen që mund të cenojë rendin nëpër shkolla./A2news/

Read Previous

Vdekja e Mbretëreshës, një tjetër vend do të votojë për t’u shpallur republikë

Read Next

Zhupa: 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet në Shqipëri