KF “Vëllaznimi” dhe KF “Prishtina” përballen sot në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, duke filluar nga ora 13:00.
Skuadra kuqezi synon të vazhdojë rrugëtimin në këtë garë të rëndësishme, ndërsa përballë ka një rival të fortë si Prishtina, që gjithashtu kërkon kualifikimin në gjysmëfinale.
Ky duel pritet të sjellë një spektakël futbolli, me të dy ekipet që do të kërkojnë fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën e trofeut. /tvsyrivision/