Sot, në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, KF “Vëllaznimi” do të presë FC “Istogu” në një përballje emocionuese në kuadër të javës së pestë të Ligës së Parë. Ndeshja është e programuar të fillojë në ora 15:00.
KF “Vëllaznimi” kërkon që të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes së pësuar në ndeshjen e fundit nga Trepça. Me mbështetje të fuqishme nga tifozët e tyre, ekipi synon të marrë tri pikët e plota në këtë takim.
Nga ana tjetër, FC “Istogu” do të kërkojë të shfrytëzojë çdo mundësi për të kthyer gjërat në favorin e tyre.
Stadiumi “Liman Gegaj” pritet të jetë i mbushur me tifozë të zjarrtë, të cilët do të krijojnë një atmosferë fantastike. /tvsyrivision/