Dita e ndeshjes: Ballkani është nikoqir i Larnes

Sot (e martë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshje e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës mes Ballkanit dhe Larnes nga Irlanda e Veriut.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, kampioni i Kosovës do t’i vazhdojë garat nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës.

Në këtë raund, Ballkani do të ndeshet me klubin nga Irlanda Veriu, në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Prishtinë.

Takimi i sotëm është paraparë të fillojë nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave apo më saktë më 3 gusht. 

/Telegrafi/

Read Previous

Rreth 300 mijë udhëtarë kaluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës gjatë korrikut

Read Next

Sot nisin punën policët e rinj në Veri, 45 prej tyre serbë