Dita e dytë e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dita e Dëshmorëve

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, sot bëhen homazhe dhe mbahet akademi përkujtimore.

Në të gjithë Kosovën do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Ceremonia e homazheve fillon në orët e mëngjesit me nderime te varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz dhe Memoriali i dëshmorëve në Marinë. Një aktivitet rekreativ “Meeting offRoad Drenica” do të mbahet në Skenderaj.

Me rastin e Epopesë së UÇK-së do të hapet instalacioni me fotografi dhe video, si dhe do të mbahet një akademi përkujtimore.

Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon nesër me ndezjen e zjarreve në Prekaz.

Read Previous

Qyteti pranë Kievit kthehet në gërmadhë

Read Next

Vetëvendosje: Putin dhe Millosheviq, dy kriminelë të ngjashëm – Vuçiq shërbëtor i tyre