*
Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës katër sisteme raketore të sofistikuara dhe municione për të ndihmuar në përpjekjen e ndalimit të përparimit rus në rajonin e Donbasit. Sistemet e raketave janë pjesë e një kësti të ri prej 700 milionë dollarësh të ndihmës së sigurisë që përfshin gjithashtu helikopterë, sisteme armësh antitank, radarë, etj.
*
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se furnizimi me sisteme raketore të avancuara të SHBA-së në Ukrainë rrit rrezikun që një “vend i tretë” të përfshihet në konflikt. Zëvendësi i Lavrov, Sergei Ryabkov, tha se Moska e sheh ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën në mënyrë “jashtëzakonisht negative” pasi sipas tyre kjo mund të rrisë rrezikun e një përballjeje të drejtëpërdrejtë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nga ana tjetër tha se “SHBA po hedh qëllimisht benzinë zjarrit”.
*
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Ukraina ka dhënë “garanci” se nuk do të përdorë sistemet e armëve me rreze të gjatë të ofruara nga Washington-i kundër objektivave në territorin rus.
*
Forcat ruse tani kontrollojnë më shumë se dy të tretat e qytetit lindor të Ukrainës, Sievierodonetsk.
*
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, pranoi se forcat e Kievit aktualisht po përballen me rreth 100 viktima dhe 500 të plagosur çdo ditë. Situata më e vështirë është në lindje të Ukrainës dhe në jug të Donetsk dhe Luhansk.
*
Një raketë ruse goditi linjat hekurudhore në rajonin perëndimor të Lvivit, një rrugë kyçe për furnizimet me armë perëndimore dhe furnizime të tjera. Guvernatori rajonal i Lviv, Maksym Kozytskiy tha se pesë persona u plagosën gjatë sulmit.
*
Trupat ruse janë akuzuar për kryerjen e akteve ç’njerëzore kundër banorëve në rajonin Kherson që kontrollohet nga Rusia në Ukrainën Jugore.
Burimi: The Guardian