Dita e 13-të e luftës, si është situata në Ukrainë?

· Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, akuzoi sërish Rusinë për sulmin ndaj civilëve që po ikin. Më herët të hënën, qeveria e tij hodhi poshtë një ofertë nga Moska për të krijuar “korridore humanitare” për arratisjen e civilëve pasi rezultoi se shumica e rrugëve të supozuara të sigurta të çonin drejtpërdrejt në Rusi ose Bjellorusi. Ai akuzoi Moskën për taktika “mesjetare”.

· Zelenskiy iu drejua kombit në një fjalim të ri me video natën vonë, duke thënë: “Ju nuk tërhiqeni. Ne nuk tërhiqemi,” duke shtuar se rezistenca “heroike” po e bënte luftën “si makth” për Rusinë. Ai premtoi se do të qëndronte në kryeqytet derisa të fitohej lufta.

· Një gjeneral i lartë rus është vrarë në luftime në Kharkiv, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. Ajo tha se forcat e saj vranë gjeneralin Vitaly Gerasimov.

· Kriza humanitare në Ukrainë po thellohet ndërkohë që forcat ruse rrisin sulmet e tyre: ushqimi, uji, ngrohja dhe ilaçet bëhen gjithnjë e më të pakta. Rreth 1.7 milion ukrainas mendohet se janë larguar nga luftimet dhe totali mund të arrijë në 5 milionë, tha BE.

· Sekretari i Brendshëm i Britanisë po kritikohet për “politikën kaotike” të vendit ndaj ukrainasve që kërkojnë strehim në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm 300 prej tyre kanë marrë azil deri më tani.

· Pekini vazhdon të refuzojë të dënojë pushtimin e Ukrainës pavarësisht presionit në rritje nga SHBA dhe Bashkimi Europian për të përdorur ndikimin e tij për të frenuar Moskën./Anabelmagazine/

Read Previous

NATO ka forcuar ndjeshëm praninë e saj në Evropën Lindore

Read Next

Stoltenberg: NATO duhet të sigurojë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës