Është mbajtur tryezë diskutimi për fenomenin e diskriminimit në përgjithësi e me theks të veçantë te komunitetet rom, ashkali, dhe egjiptian.
Kjo tryezë është mbajtur pikërisht me 1 mars që shënon ditën e diskriminimit zero.
Në fjalën e tij kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini tha se ndonëse ka rritje të vetëdijësimit sa i përket këtij fenomeni ne nuk duhet të vetkënaqëmi.
Prezent ishin edhe zyrtarë të institucionece të nivelit qëndror si dhe të organizatave të cilët folën rreth kësaj teme duke përmendur rëndësinë që ka edukimi në zbutjen e diskriminimit.
I tërë ky organizim sipas udhëheqësit të “Roma In Action” është bërë me qëllim që të gjitha institucionet të informohen edhe njëherë për nevojën e gjithëpërfshirjes së komuniteteve në shoqëri.
Më pas të pranishmit diskutuan më gjerësisht mbi nevojat dhe kërkesat e komuniteteve joshumicë. Përveq tryezes do të mbahet edhe një aktivitet në sheshin Nënën Tereza si dhe nje diskutim rinor gjatë fundjavës.