Shoqata e intelektualëve “Jakova” mbajti tryezën me remë diskutimi për sëmundjen Covid-19. I ftuar për të ndarë përvojën e tij ishte profesor doktor Salih Ahmet Infektolog në Klinikën infektive, si dhe doktor Gëzim Lipoveci. Profesor doktor Ahmeti gjatë pasqyrimit të punës së tij nga fillimi I përhapjes së pandemisë në mars të 2020 tha se ballafaqimi ka qenë sfidues për arsye covid-19 ka ende të panjohura e sidomos në fillim, por që profesioni I tyre eshtë mision që duhet të ballafaqohet.
Edhe doktor Gëzim Lipoveci në këtë rast nadu përvojën e tij në luftimin e pandemisë covid-19, duke treguar se si I kanë trajtuar pacientët si dhe dilemat e tyre në dhënien e terapisë pas hospitalizimit të pacientëve.
Mjeku Hektor Binishi u fokusua tek arsyeshmeria e përdorimit të antibiotikëve gjatë infektimit me covid-19, ai tha që përkundër jo njohurive rreth këtij virusi ata janë munduar të ta trajtojnë si duhet.
Në këtë takim të ftuar ishin edhe, Flori Bakalli Drejtori I emergjencës në QKMF si dhe Yll Ferizi maxhister I shkencave kompjuterike. Shoqata e intelektualëve ndau edhe mirënjohje për infektologun Salih Ahmeti si kontribues në luftimin e pandemisë.