Gjatë ditës së sotme në Gjakovë kanë ndodhur disa aksidente komunikacioni të cilat janë konfirmuar edhe nga policia në Gjakovë. Në aksidentin e ndodhur në fshatin “Slloven” janë lënduar 5 persona. Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Nagavc ku gjithashtu krahas dëmeve materiale u lënduan edhe dy persona. Nga gjithë të lënduarit e dy aksidenteve, dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Kujtojmë se sot gjithashtu janë regjistruar edhe dy aksidente tjera, njëri në rrugën “Nënë Tereza” e tjetri në rrugën “Bardhyl Çaushi” të cilat rezultuan vetëm me dëme materiale.
Më poshtë gjeni kronikën e detajuar: