Dimarco i dëmtuar, Asllani në stol: Si pritet të rreshtohet Inter-i ndaj Man City

Inter-i do të ketë një përballje interesante në UEFA Champions League ndaj Manchester City-t mbrëmjen e kësaj të mërkure (ora 21:00), teksa do të jetë një përsëritje e finales së vitit 2023.

Zikaltërit do të jenë pa mbrojtësin e krahut të majtë, Federico Dimarco, për ndeshjen e së mërkurës me Manchester City-n në “Etihad Stadium”.

26-vjeçari pësoi një dëmtim të lehtë muskulor në barazimin 1-1 të Inter-it jashtë fushe kundër Monza-s në Serie A fundjavën e kaluar dhe që atëherë ka humbur stërvitjet e ekipit të parë së bashku me sulmuesin Marko Arnautovic, i cili po trajtohet për një problem të paspecifikuar.

Të dy lojtarët, së bashku me mungesën afatgjatë, Tajon Buchanan (i dëmtuar), nuk do të përfshihen në “Etihad” dhe mungesa e Dimarco-s ka të ngjarë të bëjë që Carlos Augusto të lëvizë nga krahu i majtë i tre mbrojtësve në një pozitë pak më të avancuar.

Trajneri Simone Inzaghi pritet të rikthejë disa yje në formacionin e tij fillestar, duke përfshirë mbrojtësin e krahut të majtë Alessandro Bastoni, i cili do të luajë me Benjamin Pavard dhe Stefan de Vrij ose Francesco Acerbi në një mbrojtje me tre lojtarë.

Denzel Dumfries doli nga stoli i zëvendësuesve për të shënuar golin e barazimit me Monza-n dhe holandezi mund të rikthehet në krahun e djathtë të mërkurën në vend të Matteo Darmian, ndërsa Yann Sommer ruan vendin e tij mes shtyllave.

Nicolo Barella ishte zëvendësues i papërdorur herën e fundit, jo shumë kohë pasi iu nënshtrua operacionit të sinusit, por ai pritet të emërohet në 11-shen e parë të Inzaghi-t kundër Man City-t.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, lojtari më i mirë i Inter-it në duelin ndaj Monza-s, pritet t’i lërë vendin veteranit Hakan Calhanoglu. Mesfusha zikaltër do të kompletohet me Henrikh Mkhitaryan.

Sulmuesi idhe kapiteni, Lautaro Martinez nuk ka shënuar ende në tre paraqitje deri më tani këtë sezon, ndërsa Marcus Thuram ka kontribuar me katër gola dhe dy asistime në katër ndeshje të Serie A, dhe të dy sulmuesit janë të vendosur të lidhen në të tretën e fundit në “Etihad”, me Mehdi Taremi dhe Joaquin Correa që pritet ta nisin nga stoli.

Formacioni i mundshëm fillestar i Inter-it: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Augusto; Thuram, Martinez. /Albanianpost.com

Read Previous

Biden telefonon Trumpin pas atentatit

Read Next

Paralajmërohet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Kuvendit