Digjet një veturë me targa të Serbisë në Ranilluk

Sipas raportit të Policisë për 24 orët e fundit, është njoftuar për një incident, ku persona të panjohur i kanë vënë flakën një veture me targa të Serbisë.

Ngjarja ka ndodhur në Ranilluk dhe është raportuar përkatësisht gjatë pasdites së djeshme.

Për fat të mirë, zjarrfikësit kanë arritur të shuanin zjarrin dhe nuk ka pasur të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kryerësve të kësaj vepre.

Nuk janë dhënë informacione shtesë mbi motivet e mundshme të këtij akti./21media

Read Previous

Për një ditë mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku

Read Next

Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove të BE-së për Kosovën