Angel di Maria, që luajti së fundmi te Benfica, do të kthehet te klubi i fëmijërisë, Rosario Central.
Ylli argjentinas kthehet 10 muaj pasi u kërcënua me vdekje, kërcënim që e kishte stopuar transferimin e tij.
37-vjeçari e nisi karrierën në Rosario në vitin 2005.
Klubi elitar i futbollit argjentinas njoftoi për rikthimin e tij të enjten mbrëma.
“Ende ka faqe për t’u shkruar në historinë tonë të përbashkët. Mirësevjen në shtëpi”, ka shkruar klubi në platformën X, duke e postuar edhe një video.
Fituesi i Kupës së Botës 2022 i kaloi dy edicione në Rosario para se të transferohej në Evropë te Benfica.
Ai i luajti mbi 700 ndeshje për Benfican, Real Madridin, Manchester Unitedin, Paris Saint-Germainin dhe Juventusin.
Di Maria ishte afër të transferohej te Rosario si futbollist i lirë në verën e vitit të kaluar.
Por, dhuna në atë rajon që lidhej me drogën dhe disa kërcënime me vdekje ndaj tij dhe familjes së tih, e ndalën në gjysmë planin e Di Marias.
Di Maria i fitoi 30 trofe në Evropë.
Ai i ishte bashkuar Benficas në vitin 2023, ndërsa do të largohet nga skuadra pas kampanjës në Kupën e Botës për Klube në SHBA./koha.net