Dhurohen 300 pako ushqimore në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit nga shoqata “Bereqeti”

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, shoqata ‘’Bereqeti’’ në bashkëpunim me komunën e Gjakovës ka dhuruar 300 pako me produkte ushqimore dhe higjienike për nevojtarët në kuadër të kampanjës ‘’Sofra e Ramazanit’.

Koordinatori i shoqatës Abdurrahman Bejtullahu u shpreh se janë munduar që sadopak të pasurojnë tryezat e njerëzve në nevojë në këtë muaj të shenjtë.

Mirënjohës dhe tejet falenderues u shprehen ata që përfituan nga kjo kampanjë duke e vlerësuar këtë ndihmë si të domosdoshme në këtë kohë të krizës ekonomike.

Përzgjedhja e përfituesve të pakove u bë në bashkëpunim me Qendrën për punë Sociale dhe me shoqatën ‘’Bereqeti’’.

Read Previous

Gastroenterohepatologët apelojnë tek pacientët të bëjnë testet e duhura për helicobacter

Read Next

Shtrenjtohet përsëri nafta në Kosovë, pavarësisht rënies së çmimit në bursat botërore