Shtrenjtohet përsëri nafta në Kosovë, pavarësisht rënies së çmimit në bursat botërore

Pas një ulje para pak kohësh, çmimet e derivateve janë rritur sërish. Që nga hera e fundit që televizioni Syri ka raportuar për këto çmime në disa prej pikave të karburanteve në Gjakovë, ato kanë pësuar rritje të dukshme.

Çmimi i naftës ishte 1.41 euro për litër ndërkaq sot është 1.58 euro për litër.
Sa i përket gazit natyror dhe benzinës, çmimi për këtë të fundit në varësi prej pikave të karburanteve më i ulëti ka qenë 1.38 euro ndërkaq sot është1.48 euro. Gazi natyror nga 0.85 euro sa ishte, sot është 0.89 euro për litër. Këtë rritje po e konsidoerojnë si të pa përballueshme qytetarët.

Kujtojmë që raundi i ri i bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, i ndërmjetësuar nga Turqia, që ka nisur në Stamboll ka bërë që stabilizohen tregjet botërore mirëpo në Kosovë rritjet e çmimeve të derivateve specifikisht ato të naftës janë dukë shënuar vazhdimisht rritje.

Read Previous

Dhurohen 300 pako ushqimore në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit nga shoqata “Bereqeti”

Read Next

Aguero: Dua të rikthehem të luaj përsëri futboll