Problemet dhe zënkat e nxënësve në shkolla shpesh herë dijnë të dalin nga kontrolli duke përfunduar kështu edhe në përleshje fizike. ShFMU “Selman Riza’’ për të shmangur konflikte të kësaj natyre ka vënë në zbatim një teknikë tejet funksionale. Në ambientet e shkollës ekziston një dhomë e ndërmjetësimit dhe një ndërmjetësues që paanshmërisht zgjidhë konfliktet dhe dilemat mes nxënësve duke ju treguar atyre se dialogu dhe mirëkuptimi është çelësi i një shoqërie të shëndoshë. Drejtori i kësaj shkolle, Gjokë Osmani na tregoi më tepër për avantazhet dhe efikasitetin e këtij ambienti kaq të ngrohtë dhe pozitiv për nxënësit.
Ndërkaq nxënësit u shprehen mjaft të kënaqur për funksionalitetin e dhomës së ndërmjetësimit duke potencuar faktin se shumë probleme dhe zënka mes nesh janë zgjidhur brenda saj, madje shumë shpesh e kanë gjetur veten edhe duke lexuar libra interesant të cilat ju mundësojnë atyre njohje më të mirë njëri-tjetrit.
Theksojmë se shkolla është në përgatitje edhe të një dhome tjetër të ngjashme ku nxënësit mund ta shfrytëzojnë atë si kënd leximi por edhe si relaks gjatë pauzave mësimore.