Dhjetëra të arrestuar në Stamboll për korrupsion

Policia në Stamboll ka arrestuar 47 persona të shtunën në një bastisje në mëngjesin e hershëm, lidhur me një hetim për korrupsion që pati çuar edhe në burgosjen e kryetarit muajin e kaluar e që nxiti protesta të mëdha.

Arrestimi i kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamgolu, i cili është rivali kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka nxitur dhjetëra mijëra njerëz që dalin rrugëve në protesta në qytetet turke, raportoi AP. 

Zyra e Prokurorit ka thënë se operacioni u krye kundër 53 të dyshuarve, por se gjashtë nga ta gjenden në arrati. Bastisjet u kryen në shtëpi dhe vende të punës së të dyshuarve.

Më shumë se 2,000 persona janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta, shumica ishin studentë dhe gazetarë apo aktivistë./AP

Read Previous

A mund të dëbohen migrantët në vendin ku kanë hyrë në BE?

Read Next

Ngërçi në Kuvend, kërkohet interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese