Dhjetë viktimat e masakrës së Rezallës do të riatdhesohen sot në Kosovë

Dhjetë viktimat e masakrës së Rezallës, trupat e të cilëve u gjendën në varrezat masive të Kizhevakut në Serbi, do të riatdhesohen sot në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku u tregua se eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës, Serbi.

Trupave të pajetë do iu bëhet homazhe në pikën kufitare në Merdarë, ku i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.

Read Previous

Von der Leyen: Mali i Zi ka nevojë për dialog politik

Read Next

Hapet aplikimi për studime Master në Universitetin e Prishtinës