Dhjetë raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëhet e ditur se nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.

Në total numri i rasteve aktive është 184.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.

Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Read Previous

Partitë kanë afat deri më 30 qershor për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale

Read Next

Ndërrohet gypi i vjetër në rrugën “Bujar Roka” nga KRU “Gjakova”