Luftimet mes Izraelit dhe grupeve të armatosura palestineze po vazhdojnë edhe të martën, ndonëse me ritëm pak më të ulët. Komuniteti ndërkombëtar ka ngritur shqetësime për ndikimin që dhuna po e ka mbi popullatën civile.
Fotografi prekësve janë publikuar nga Gaza dhe Izraeli gjatë ditëve të fundit, me ç’rast raketat kanë shkatërruar shtëpi e ndërtesa tjera e kanë detyruar mijëra njerëz që të kërkojnë strehim në vende tjera.
Një baba duke e vajtuar vdekjen e vajzës 12-vjeçare
Agjencitë e njohura të lajmeve dhe kompanitë që merren me foto-reportazhe ndërkombëtare kanë shkrepur fotografi rrëqethëse të familjarëve që vajtojnë për humbjen e më të dashurve të tyre.
Familjarët dhe miqtë e një ushtari të vrarë izraelit duke vajtuar në funeralin e tij (Reuters)
Anëtarët e familjes Abu Dayer nga Gaza duke e vajtuar humbjen e dy familjarëve
Një grua palestineze duke e vajtuar humbjen e familjarëve nga sulmet ajrore (Getty Images)
Një palestinez shihet i kërrusur mbi rrënojat e shtëpisë që iu shkatërrua nga sulmet ajrore. Nën rrënoja u zunë edhe disa anëtarë të familjes së tij. (Getty Images).