Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e së martës në Prishtinë, ku nga përleshja me armë në mes dy grupeve kriminale mbetën të vdekur dy persona, në mesin e tyre edhe një kalimtare rasti.

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se gruaja që ishte plagosur e cila ishte kalimtare rasti ka ndërruar jetë dje në QKUK.

Tutje policia bënë të ditur se i dyshuari mashkull që ishte duke u trajtuar gjithashtu në QKUK është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me një rast të mëhershëm, më27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin I dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar ne mbajtje”, ka njoftuar policia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar.

Policia ka njoftuar se personat e dyshuar Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina, kërkohen për veprën “vrasje në tentativë” që ka ndodhë me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Të dy këta lidhen me rastin tragjik të ditës së martë ku dy persona humbën jetën.

Në vendngjarje i vdekur mbeti Egzon Haziri, derisa plumbat jetën ia morën edhe 48 vjeçare, Zejnije Gashi. /Telegrafi/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Lëshohen në qarkullim pullat postare “Fauna endemike”

Read Next

12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë