Lëshohen në qarkullim pullat postare “Fauna endemike”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Fauna endemike”.

Potamophylax coronavirus i prezantuar në pullë postare është lloj endemik i Kosovës nga grupi i insekteve të ujërave. Lloji është zbuluar në vitin 2021 nga zona burimore e Lumëbardhit të Deçanit.

Zona ku është gjetur ky lloj insekti i rrallë është degraduar jashtëzakonisht shumë nga faktori njeri, duke e rrezikuar zhdukjen e llojit unik të këtij insekti në vendin tonë nga ndotjet e mjediseve ujore.

Përveç faktit se ky lloj në krejt globin jeton vetëm në këtë zonë në Kosovë, rëndësia e tij shfaqet edhe nëpërmjet rolit të tij thelbësor në mbajtjen e shëndetit të mjediseve të lumenjve dhe përrenjve ku ai jeton.

Posta e Kosovës, përmes imazhit të pullave postare vazhdon të mbetet përkrahës i mbrojtjes së faunës endemike, si dhe njëkohësisht promovon pasuritë e Republikës së Kosovës nëpër botë. / KultPlus.com

Read Previous

Vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Read Next

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë