Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës.
Ekipi i TV Syri, që momentalisht gjindet në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se të vdekur janë dy nxënës, ndërsa një nxënës tjetër po trajtohet në spitalin e Pejës, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa sipas Fadil Gashit, nga Policia e Kosovës thuhet se nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur ky sulm.