Dështon për të 21-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar për të 21-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. 

Të dielën s’pati sërish kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë. Në sallë ishin 90 deputetë. Pro votuan 53 deputetë. Seanca e ardhshme është caktuar për të martën me fillim nga ora 11:00. 

Në 12 përpjekjet e fundit seanca ka dështuar te pika e njëjtë – propozimi i kryesuesit Avni Dehari, që nga votimi i hapur të kaluar në votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. 

Seanca e parë konstituive e legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Kosovës u mbajt më 15 prill. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit. 

Por, Haxhiu nuk ka siguruar votat në gjashtë përpjekjet e para në votim të hapur dhe është propozuar të kthehet në votim të fshehtë votimi për kryeparlamentar./koha.net/

Read Previous

Koreja e Veriut arreston tre veta për një gabim gjatë nisjes së një luftanijeje

Read Next

Haziri: Seancat konstituive po kthehen në “seanca numrash”