Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shkak mungesa e kuorumit

Ka dështuar që të mbahet mbledhja  e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën është paraparë që të diskutohen 60 pika të papërfunduara. Arsye e dështimit ishte mungesa e kuorumit.

Ndonëse pritej të mbahej seanca e radhës këtë të enjte, e njëjta nuk do të mbahej, për arsye të vizitës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetares, Saranda Bogujevci në Evropë.

Këtë e bëri të ditur, shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila. Ajo tha se seanca e radhës pritet të mbahet më 1 shkurt.

“Sot nuk kishte kuorum për mbledhë arsyeja ishte mungesës së tre nënkryetarëve. Enver Hoxhaj nuk ishte prezent. Sipas agjendës do të duhet të diskutonim për seancën e radhës e cila do të duhej të mbahej të enjten. Arsyeja që këtë javë nuk do të mbahet seanca e Kuvendit është sepse kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca edhe Saranda Bogujevci do të marrin pjesë në një takim në Evropë”, tha ajo. /EO/

Read Previous

Takohen Fajon e Lajçak, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Read Next

Sadiku: Lobimet e Serbisë për “çnjohje” kanë synim rritjen e pazarit në dialog dhe mbajtjen e Kosovës nën presion