Dështimi i 14-të për konstituimin e Kuvendit

Ka dështuar edhe përpjekja e 14-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Edhe në vazhdimin e së dielës, sikurse në pesë të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces. Për kanë votuar 54 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Seanca e radhës është caktuar për të martën në orën 10:00.

Read Previous

Policia shqiptoi 2068 gjoba trafiku për 24 orë

Read Next

Zelensky thotë se Ukraina është e gatshme të takohet me Putinin