Dërrasa famëkeqe prej druri e Titanikut shitet 700 mijë dollarë

Një njeri ka shpenzuar 718,750 dollarë (666,353 euro) për një nga dërrasat prej druri më të famshme në historinë kinematografike: kornizën e derës që i shpëtoi jetën Rose në filmin Titanik të vitit 1997.

Shtëpia e ankandeve Heritage Auctions ka njoftuar se dërrasa prej druri ka pranuar një sërë ofertash për blerje.

Kjo pasi ajo që e karakterizon më së shumti strukturën është mbështetja e saj e bërë nga mbeturinat e Titanikut të vërtetë i cili u fundos në vitin 1912, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Shpesh i referohen gabimisht si derë, struktura e zbukuruar në të vërtetë është pjesë e kornizës së derës”, thuhet në përshkrimin e artikullit.

Por, kjo shitje ka ringjallur edhe një herë debatin se mund të kishin mbijetuar të dy protagonistët kryesorë të filmit, Rose dhe Jack.

Regjisori James Cameron tha se ai kishte kryer një studim shkencor në një përpjekje për të shuar këto debate.

“Ne morëm dy njerëz të një mase trupore si Kate dhe Leo. Ne i vendosëm ata në ujë të akullt dhe i testuam përmes një sërë metodash për të parë nëse ata mund të kishin mbijetuar. Por, përgjigja është që nuk ka asnjë mënyrë që të dy të mbijetonin, vetëm njëri”, shpjegoi Cameron./EpokaeRe

Read Previous

Florian Marku rikthehet sonte në ring, përballet me Chris Kongon

Read Next

Sot temperaturat deri në 28 °C