Sot temperaturat deri në 28 °C

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot shumë i ngrohtë, i karakterizuar me diell përmes vranësirave të nivelit të lartë, të cilat më të shtuara pritet të jenë në orët e mëngjesit.

Po ashtu, pluhuri saharian do të vazhdojë të jetë i pranishëm, ndërsa si pasojë e një fronti të ftohtë që pritet të arrijë pas mesnate, pra, në orët e para të ditës së martë, do të largojë pluhurin në fjalë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C.

Read Previous

Dërrasa famëkeqe prej druri e Titanikut shitet 700 mijë dollarë

Read Next

43 vjet nga demonstratat e vitit 1981