Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova

Pritjet po vazhdojnë të jenë të gjata për të dalë nga Kosova.

Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet vijojnë deri në 3 orë e gjysmë, ndërsa kolona deri në 2 mijë metra.

Pikë kufitare më e ngarkuar është edhe ajo te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje, me fluks të pritjeve deri në një orë, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat e tjera kufitare nuk kanë edhe aq fluks të madh të pritjeve./Klankosova.tv

Read Previous

Trajneri i klubit të Ligës Premier zbulon se e gjithë skuadra e tij është në shitje këtë verë

Read Next

VV: Opozita e themeloi Komisionin Hetimor për tekstet shkollore – s’gjeti gjë