Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se dërgimi i trupave shtesë në Kosovë nuk do të thotë se Aleanca Veriatlantike heq dorë nga një zgjidhje e mundshme politike.
Këtë Stoltenberg e tha para takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo të Norvegjisë, duke folur për dërgimin e 700 trupave shtesë të NATO-s në Kosovë dhe edhe një batalioni në rast nevoje.
“Kjo nuk do të thotë se NATO heq dorë nga një zgjidhja politike”, është shprehur Stoltenberg.
Tutje, ai shtoi se dërgimi i trupave shtesë të NATO-s po bëhet për të ndihmuar në uljen e tensioneve.
/KlanKosova/