Ndarja midis njerëzve është një problem i vjetër sa bota, por në këtë kohë njerëzit janë duke u munduar të gjejnë zgjidhje moderne.
Një prej zgjidhjeve është bërë shumë e madhe në botën virtuale, e ajo është një lloj “portali” që u hap në dy qytete evropianë në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë dhe në Lublin qytet në Poloni.
Kjo urë virtuale midis kryeqytetit të Lituanisë, Vilnius dhe një prej qyteteve më të vjetra polake, Lublin, është e para në llojin e saj. Në Vilnius, portali gjendet pranë stacionit të trenit Vilnius. Ndërkohë, në Lublin, ajo është e vendosur në sheshin Liteëski.
Këto 2 qytete kanë një lidhje historike pasi Bashkimi i Lublinit u nënshkrua më 1 korrik 1569 midis Polonisë dhe Lituanisë. Ai bashkim krijoi një shtet të vetëm, Komonuelthin Polako – Lituan, një nga vendet më të mëdha në Evropë në atë kohë.
Krijues të këtij portali janë Universiteti i Teknologjisë në Vilnus dhe Benediktas Gylys është ideatori i kësaj ideje.
Të dy portalet ’kanë ekrane dhe kamera për të transmetuar drejtpërdrejt qytetin tjetër. Pamja që shihet në ekran është bërë të ngjajë me atë që shohin astronautët kur shikojnë botën nga lartë.
Ky portal midis Vilnusit dhe Lublinit është i pari në botë, por nuk do të jetë i fundit.
Krijuesit e projektit shpresojnë se do të lidhin edhe shumë qytete në të gjithë botën e destinacioni i rradhës do të jetë Rejkjavikur në Islandë dhe Londra, në Britani të Madhe.