Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, citon vargjet e himnit kombëtar në Kuvendin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur në seancën e këtij kuvendi për angazhimin e simboleve identitare.

Kamberi ka pyetur se kur do të krijohen kushtet për përdorim të lirshëm, publik dhe zyrtar të simbolit kombëtar shqiptar.

“Unë këtu mund vetëm të përmend vandalizmin ndaj flamurit shtetëror shqiptar, por detyra ime qenësore në këtë Kuvend është të pyes pse Shqiptarët e Luginës së Preshevës, respektivisht ata që jetojnë në Serbi, nuk munden lirshëm, publikisht dhe zyrtarisht të përdorin simbolin e tyre kombëtar, simbol ky që përfaqëson në thelb një pjesë të identitetit të tyre”, ka deklaruar Kamberi.

Derisa theksoi se si Serbia glorifikon kriminelët e luftës, Kamberi në fund të fjalës së tij kujtoi se “angazhimin tonë të pandalshëm për identitetet dhe simbolet na obligojnë edhe rreshtat e himnit tonë”, duke cituar disa vargje nga himni  kombëtar.

/Telegrafi/

Read Previous

Kurti flet për rastin e një qytetari rom në Gjakovë: Nuk është në kulturën tonë të jemi diskriminues e aq më pak përjashtues

Read Next

BE i bën thirrje Kosovës që ta lejojë Petkoviqin për vizitë