Deputeti Basha e Jasharaj vazhdojnë përplasjet edhe në hollin e Kuvendit

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim ku po diskutohej për grevën e SBASHK-ut, ka eskaluar debati pasi deklaratës së deputetit të LVV-së, Dimal Basha.

Kjo ka bërë që kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka lëshuar mbledhjen. Mirëpo debati i nisur mes tij dhe deputetit Basha ka vazhduar edhe në hollin e Kuvendit.

Deputeti Dimal Basha iu drejtua Jasharit duke i thënë se nuk është i sinqertë në kërkesat e tij dhe se po i mban peng fëmijët.

“Je i pasinqertë në kërkesat e tuaja, i ke marrë fëmijët peng”, iu drejtua Basha, Jasharajt.

Kryetari i SBASHK-ut iu përgjigj deputetit duke i thënë se “a pe sheh çfarë fjalori ki, marre duhet me të ardh”.

Debati nuk ka përfunduar këtu. Deputeti i LVV-së, Basha iu drejtua sërish Jasharajt.

“Pse fjalori, kuj duhet mi ardh marre a ty që i mban fëmijët peng a mu këtu që kërkoj mu ndal greva, se i donë ti 100 euro. Dinjitetin e ki kthy në pare. A ke punu para luftës papare tash për 50 euro pi mban fëmijët peng”, iu drejtua Basha, Jashrajt.

Jasharaj sërish iu përgjigj duke i thënë “a pe sheh qysh po bërtet, deputet si ti e kanë sjell punën këtu”. /Telegrafi/

Read Previous

Eskalon debati në Komisionin për Arsim, Jasharaj lëshon mbledhjen

Read Next

​Osmani pjesë e konferencën së Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit