Deputetët nuk arrijnë ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit të Kosovës as në përpjekjen e 32-të

As sot nuk u arrit konstituimi i Kuvendit të Kosovës, duke shënuar kështu tentimin e 32-të të pasuksesshëm për krijimin e institucioneve të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe kjo seancë vazhdon të mbetet e papërfunduar, pasi mungesa e kuorumit për formimin e Komisionit për zhvillimin e votimit të fshehtë ka pamundësuar votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në seancë janë të pranishëm 75 deputetë.

Senca e ardhshme është caktuar më 17 qeshor, duke filluar nga ora 11:00.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ambasadorja shqiptare në Izrael flet për gjendjen atje

Read Next

Xabi Alonso parashikohet të bëjë katër ndryshime në formacionin e Real Madridit