“Deponi” mbeturinash në paralagjen Dardania

Rruga “Fitim Domi” në paralagjen Dardania ne qytetin e Gjakovës është e mbushur me mbeturina. Banorët e kësaj pjese janë shprehur të pakënaqur me gjendjen e kësaj rruge. Pëllumb Suma, banor i kësaj paralagje ka thënë se papërgjegjësia e banorëve ka bërë që këtu të krijohet deponi e mbeturinave.

Jo rrallë herë Kompania e mbeturinave “Çabrati” ka bërë pastrimin e kësaj pjese. Mirëpo sipas menaxherit të operativës Xhelal Bellaja, mungesa e kapaciteteve për eleminimin e tërësishëm të kësaj deponie ka bërë që të mbeten mbeturinat inerte. Poashtu Bellaja tha se këtë javë do nisin pastrimin e kësaj deponie.

Udhëheqësja e sektorit per menaxhimin e mbeturinave Albana Hana Bakalli ka treguar në detaje për çështjen e mbeturinave në rrugën “Fitim Domi” si dhe për zgjidhjen që do ta bëjë kuvendi komunal sa i përket lokacionit për vendosjen e mbeturinave inerte.

Sipas sektorit për menaxhim të mbeturinave komuna e Gjakovës në fillim të këtij viti kishte 40 deponi ilegale, gjatë janarit janë hequr 4 deponi ndërsa deri në fund të javës do hiqen edhe 10 deponi të tjera.

Read Previous

Të infektuarit me Covid-19 në pritje të parave nga komunat

Read Next

​Kurti: Duam gjykata normale në Kosovë e jo gjykata speciale jashtë Kosovës