Dëmtimi i pronës publike problem i vazhdueshëm, qytetarët shprehen të shqetësuar

Dëmtimi I pronës publike dhe private është dukuri e shpeshtë në komunën e Gjakovës. Një nga objektet që është vendosur kohë më parë për reciklimin e mbeturinave konkretisht plastikës, vazhdimisht është dëmtuar dhe tashmë është jashtë funksionit. Së fundmi qytetarë të pandërgjegjshëm kanë vizatuar dhe shkruar mbi të fjalë dhe figura që nuk përkojnë me punën dhe funksionin e saj. Sipas  qytetarëve këto veprime janë turpëruese dhe të vrazhda.

Kjo shportë recikluese është vendosur nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik falë një projekti të fituar para dy viteve. Drejtori I këtij dikasteri Ferdinand Kolaj përmes telefonit apeloi që qytetarët të kenë kujdes me pronat publike dhe të mos I dëmtojnë ato. Sipas tij janë duke shqyrtuar veprimet se cka do bëhet më këtë shportë recikluese që nuk është më në funksion.

Read Previous

Pacienti që për 36 vite po trajtohet në hemodializë, mjekët e konsiderojnë si rast të rrallë

Read Next

7 prilli Dita Botërore e Shëndetit