Delawie: Serbia është kërcënim për paqen në Ballkan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka komentuar deklaratat e fundit të president serb, Aleksandar Vuçiq të bëra gjatë një konference për media, të dielën pas takimit që pati me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Delawie përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Serbia është kërcënim për paqen në Ballkan, e jo Kosova.

“Luftë nxitje në Ballkan nga Vuçiq. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mire”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Read Previous

Rusët në uzinën e Gramshit, detaje të reja nga hetimet

Read Next

Dy avionë amerikanë B-52 fluturojnë mbi Tiranë