Dedaj: Kaloni seancat në private, ma rrezikoni të ardhmen në Kosovë

Ish ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është duke vazhduar dëshminë e tij në ditën e dytë.

Dedaj, është pyetur sërish nga prokurorja në emër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Deborah Mayor për vizitën e tij në Qirez.

Ai ka insistuar që seancat e Speciales të kalojnë në të mbyllura, kjo për shkak të mbrojtjes së identitetit të tij dhe të familjes së tij.

Sipas tij, përmes kësaj forme “i rrezikohet e ardhmja në Kosovë”.

Dedaj, pohoi se në Qirez s’kanë qenë asnjëherë të arrestuar.

“S’jemi arrestuar asnjëherë, vetëm jemi ndaluar”, tha ai.

Pjesë nga intervistimi i Gjergj Dedaj në ditën e dytë.

Prokurorja: A mbajtët një fjalim me ndonjë grup të popullatës ndërkohë që ishit në Qirez?

Gjergj Dedaj: Ne jemi shkuar për ta, që t’i shohim problemet e tyre që kishin me Serbinë.

Prokurorja: Gjatë kësaj kohe, a kishit ndonjë fjalim që dikush e xhiroi me kasetofon?

Gjergj Dedaj: Ndoshta kanë gjiruar unë s’i kam kontrolluar ata.

Prokurorja: Kur erdhi UÇK-ja dhe ju pyeti për incizimet që kishit bërë, a jua tregova këto incizime?

Gjergj Dedaj: Ne si delegacion nuk kemi bërë asnjë incizim, ka pasur mundësi që gazetarët të bëjnë incizime sepse ata e bëjnë punën e tyre.

Prokurorja që po interviston ish ambasadorin Gjergj Dedaj.

Prokurorja: Pra, qëllim i juaj ishte që personave në Qirez t’u thoshe se të ulin armët?

Gjergj Dedaj: Absolutisht jo. Nëse do kisha mundur UÇK-së do u kisha bërë armë bërthamore, sepse serbët kanë vrarë fëmijë, gra dhe invalidë.

Prokurorja: A ishte ky shqetësimi i UÇK-së, se mos kishit shkuar atje për t’u thonë popullatës në Qirez për të dorëzuar armët?

Gjergj Dedaj: Dyshimi është bazë për të ardhur tek e vërteta. UÇK-ja ka pasur plotësisht të drejt që të dyshoj se dikush ka mundur të bëjë një veprim të tillë.

Prokurorja: Dëshminë e vitit 2014, ju ka pyetur se a keni pasur ndonjë ndërveprim me UÇK-në, ju jeni përgjigjur po ata menjëherë u ulën dhe dikujt i thanë që ta aktivizojnë kasetofonin për të dëgjuar se çfarë kishim thënë ne.

Sipas propagandës, të cilën ata e përsëritën me vonë se kinse ne i kemi thënë popullatës për t’i ulur armët ne shkuam atje për të biseduar me civilët për nevojat e tyre humanitare. Ata e dëgjuan incizimin dhe u nervozuan se çfarë dëgjuan.

Prokurorja: A ju kujtohet që ka pasur një kasetofon dhe UÇK-ja ka urdhëruar që të aktivizohet kastefoni për të dëgjuar fjalimin tuaj:

Gjergj Dedaj: Me vetën ftesën që ma keni bërë këtu, më keni bërë të padrejtë. Më se pari jam përgjegjës që ta mbroj familjen time, fëmijët e mijë dhe të vërtetën.

Gjykatësi kërkon që dëshmitari të përgjigjet në pyetje.

Gjergj Dedaj: Unë kam të drejtë të protestoj, sepse jam përgjegjës për fatin e fëmijëve të mi dhe gjeneratave. Kam kërkuar që seancat të jenë të mbyllura, për me pas mundësi që të mos ma rrezikoni familjen dhe të ardhmen në Kosovë, nëse qëllimi i kësaj gjykate është me nxjerr çka ju keni dëshirë dhe me Kosovën të ndodh gjithçka, ajo hap plagë të reja.

Prokurorja: Në Qirez, a dëgjove ndonjë diskutim mes Hashim Thaçit dhe të tjerëve lidhur me mënyrën se si po reagonte publiku lidhur me ndalimin e delegacionit tuaj?

Gjergj Dedaj: Se kuptoj për cilin publik e keni fjalën.

Prokurorja: A keni dëgjuar që Hashim Thaçi të diskutoj me persona të tjerë sa i përket ndalimit të delegacionit tuaj?

Gjergj Dedaj: Gjithmonë kam vërejtuar që ai ka qenë i përkushtuar dhe i angazhuar që delegacioni është ndaluar në mënyrë të justfikueshme që ne të kemi mundësi të kalojmë sa më lehtë dhe të kthehemi në Prishtinë. /Albanianpost.com

Read Previous

NBA/ Miami mposht për një pikë Lakers, Celtics pësojnë humbjen e parë sezonale

Read Next

Lajçaku nis takimet me opozitën