Deco konfirmon planet e Barcelonës për afatin kalimtar veror

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka dhënë shenja të hershme mbi atë se çfarë po shpreson që klubi të arrijë gjatë afatit kalimtar veror. 

Deco foli në një intervistë për BBC Sport për një gamë të gjerë temash të cilat përfshin planet e Barcelonës në aspektin e transferimeve, ku u përmendën emra si Marcus Rashford dhe Luis Diaz si dhe e ardhmja e disa prej lojtarëve aktualë. 

Situata alarmuese financare e Barcelonës vazhdoi edhe në sezonin 2024/2025, ku një skenar pothuajse katastrofik po zhvillohej rreth regjistrimit të Dani Olmos. 

Por me rinovimin e ‘Camp Nou’ që tashmë duket afër, kjo do t’i jap klubit një ‘injeksion financiar’ për të mos lënë anash këtu edhe kontratën luksoze me Nike. 

“Barcelona nuk do të shesë lojtarët tanë më të mirë dhe mund të rritemi me shumë prej lojtarëve të njëjtë. Do të jenë dy, tri ose katër blerje”, ka thënë Deco. 

Megjithatë, ai ka refuzuar që të flasë shumë kur u pyet për Marcus Rashford dhe Luis Diaz për shkak të Manchester United dhe Liverpool respektivisht. 

“Ata janë të mirë por kanë kontrata me klubet e tyre, kështu që nuk do të flasë sepse nuk është e drejtë”. 

“Por kur ju vendosni të futeni në treg, natyrisht, ne do të gjejmë disa emra. Sipas mendimit tim, ne nuk kemi nevojë të sjellim shumë lojtarë”, vazhdoi ai. 

“Kur flas me agjentët e lojtarëve, të gjithë duan të vijnë ose të qëndrojnë, kështu që kjo është e rëndësishme”. 

“Imazhi i klubit është ende i mirë. Ne jemi krenar sepse Barcelona është ende një klub kaq i madh dhe mënyra se si po luajmë futboll i bëjnë lojtarët të duan të vijë”, përfundoi portugezi./Telegrafi/

Read Previous

Si u krijua shërbimi sekret në SHBA?

Read Next

Gjermania miratoi eksporte armësh në Izrael me vlerë 485 milionë euro që nga tetori i vitit 2023