De la Fuente ka gati listën e Spanjës, priten surpriza

Luis de la Fuente do të shpallë listën me 26 lojtarët për kampionatin europian Gjermani 2024 më datën 27 maj. Rritja e numrit të futbollistëve, pritet që të sjellë ndonjë surprizë te “Furia e Kuqe”.

Në portë, tre kandidatët kryesorë për të luajtur janë Unai Simón, David Raya dhe Remiro. Të tre u grumbulluan në mars në miqësoret kundër Brazilit dhe Kolumbisë, raporton sportivja spanjolle “AS”.
Në anën e djathtë të mbrojtjes, lojtarët e preferuar të De la Fuente janë Carvajal dhe Jesús Navas
Lukas Vázquez dhe Pedro Porro janë alternativat.

Në krahun e majtë, preferohen Gaya dhe Grimaldo. Në rast emergjence, Cucurella dhe Fran García janë aty.
Në qendër të prapavijës titullarët për de la Fuente janë Laporte dhe Le Normand. Por vlerësohet edhe Cubarsí, ndrsa David Garsia ka eksperiencë. Opsione janë Naço, Vivian, Inigo Martinez dhe Pau Torres.
Në qendër të mesfushës nuk ka dyshime për Rodrigon dhe Zubimendin.

Titullarë të tjerë të rregullt në mesfushë janë Merino dhe Fabián. Sancet gjithashtu mund të thirret.
Sa i përket Pedrit, mbetet për t’u marrë një vendim. Isko dhe Fermin kanë treguar rritje. Për krahët janë katër lojtarë të paprekshëm: Lamine Yamal, Nico Williams, Dani Olmo dhe Oyarzabal, që mund të luajë edhe si ‘9-sh fals’. Sulmi do t’i besohet Moratës dhe Hoselut, me Gerard Morenon pykë. Asensio, Sarabia dhe Ferran, presin të kapin trenin e fundit për në Gjermani./Klan News

Read Previous

Cilat janë sanksionet e reja që BE-ja po përgatit ndaj Rusisë?

Read Next

Versioni i ri i ChatGPT mund t’u mësojë përdoruesve matematikën