Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) nuk i ka komentuar arsyet se pse nuk janë ftuar disa vende për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë, përfshirë edhe Kosovën.
Ky samit do të mbahet në Washington dhe i nikoqir i tij është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i cili ka dashtë të mbetet anonim ka theksuar se SHBA-të dëshirojnë që të kenë në samit vende të rajoneve të ndryshme.
“Presidenti Biden është zotuar të jetë nikoqir i Samitit të Demokracisë për të forcuar angazhimin tonë për pozicionimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në qendër të politikës së jashtme të SHBA-së”,ka thënë zëdhënësi për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, transmeton Klankosova.tv.
Deri tani është bërë e ditur se në Samit të ftuar janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërsa nuk janë ftuar Kosova, Serbia dhe Bosnje Hercegovina.
/KlanKosova/