Basketbollisti nga Shkodra, që është pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë, Daniel Lekndreaj, tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e klubit të basketbollit Vëllaznimi.
Skuadra gjakovare në njoftimin e tyre ka bërë të ditur që klubi ka punuar intensivisht në kohët e fundit duke plotësuar dëshirën e lojtarit, e cila përputhet me vizionin e klubit nga Gjakova.
Tutje në njoftim thuhet se Lekndreaj mund të luajë në disa pozita combo si 4 (PF) ashtu edhe 3 (SF). Danieli dallohet për mençurinë që e karakterizon në lojën e tij.