Ermal Krasniqi pritet t’i bashkohet ekipit të Rapid Bukureshtit

Ermal Krasniqi do të ndërroj mjedis në afatin kalimtar të transferimeve të dimrit pasi do të transferohet te Rapidi i Bukureshtit.

Sipas mediave rumune, Rapidi ka arritur marrëveshje me Cluj për shifrën e 1 milion eurove plus 20 për qind të kartonit, raporton Fanatik.ro.

Së fundmi Bukureshti e ka prezantuar futbollistin tjetër të Kosovës Florent Hasanin. Ndërsa Krasniqi do të ribashkohet me Albion Rrahmanin, i cili kaloi në Rumani në afatin e kaluar të transferimeve.

Sulmuesi kosovar do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare e gjysmë me opsion vazhdimi edhe një sezon tjetër. Ai do të ketë një pagë mujore prej 20 mijë euro.

Ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim dhe më pas do të prezantohet nga klubi rumun.

Përndryshe, Krasniqi këtë sezon me Cluj ka zhvilluar 17 ndeshje, teksa ka kontribuar me dy asistime.

/Klankosova.tv./

Read Previous

Daniel Lekndreaj edhe zyrtarisht pjesë e KB Vëllaznimi

Read Next

Këto janë vendet që nuk mund t’i vizitoni në vitin 2024