Dalin pamjet e reja në Sydney, policia vret sulmuesin që vrau të paktën katër persona

Të paktën katër persona u vranë nga një sulmues me thikë gjatë incidentit në një qendër tregtare në Sydney të Australisë.

Edhe vetë i dyshuari u vra në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction ndërsa raportohet edhe për të lënduar të tjerë.

Tashmë janë publikuar dhjetëra video në rrjete sociale dhe njërën prej tyre shihet një police pranë të dyshuarit të shtrirë në dysheme, raporton bbc.

Policia australiane ka pohuar se një police që ishte afër vendit të ngjarjes ka arritur ta neutralizojë dhe ta vras sulmuesin.

“Ajo u përball me shkelësin që kishte kaluar në këtë fazë në nivelin 5”, tha para gazetarëve ndihmëskomisioneri Anthony Cooke.

“Ndërsa ajo vazhdoi të ecte me shpejtësi pas tij për ta arritur atë, ai u kthye, u përball me të, ngriti thikën. Ajo shtiu në të me armë zjarri dhe ky person tani ka vdekur”, thotë ai.

Ndryshe, autoritetet australiane janë duke hetuar rastin dhe do të dalin së shpejti me detaje të reja. /Telegrafi/

Read Previous

Tri skuadra ndajnë kreun në Perëndim

Read Next

Çfarë po ndodh në botë?