Çfarë po ndodh në botë?

45 emigrantë janë zhdukur dhe dyshohet se kanë ndërruar jetë, pasi varja e tyre u përmbyt në Mesdheun qendror, gjatë ditës së mërkurë. Ata po përpiqeshin të arrinin në Europë dhe vinin nga Tunizia.

Të mërkurën, numri i të zhdukurve ishte 15 persona dhe 22 të shpëtuar, të cilët dëshmuan se vinin pikërisht nga Tunizia. 22 personat u shpëtuan nga rojet bredgetare italiane.

Rusi/ Testohet raketa balistike ndërkontinentale

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ushtria ruse raportoi se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale. Ajo u lëshua nga poligoni në Kapustin Jar, territor në jug të Rusisë. Ky testim ishte pjesë e “testimit shtetëror të sistemeve të mundshme raketore dhe konfirmimit të stabilitetit të raketave që janë në përdorim”.

Testimi arriti rezultatin e tij, megjithëse ministria e Mbrojtjes në Rusi nuk e tregoi llojin e raketës së testuar. Duhet thënë se Rusia, vazhdimisht, kryen testime të tilla, sidomos të raketave balistike, pasi synon modernizmin e arsenalit të saj.


Putin thotë se është gati të negociojë me Ukrainën

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, deklaroi në një takim me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko, se është gati të negociojë me Ukrainën, megjithëse nuk do kushte të vendosura. Ai u shpreh se Moska kurrë nuk i ka refuzuar zgjidhjet paqësore me Kievin, megjithëse nuk është ftuar në konferencën që do të zhvillohet për Ukrainën më 15-16 qershor në Zvicër.

 “Ne jemi ishim ftuar, por ata thanë që ne refuzojmë. Kjo është qesharake. Sërish dua të theksoj se ne jemi të hapur për negociata, por jo në atë format që do të na impononte skema dhe kushte që nuk kanë lidhje me realitetin”-tha Vladimir Putin. Më parë, Rusia ka hedhur poshtë propozimin e presidentit ukrainas, Zelensky, i cili kërkon që shteti pushtues të tërheqë trupat e saj, të dëmshpërblejë dëmet ndaj Ukrainës dhe të përballet në gjykatë për veprimet e saj.

Austri/ 3 persona humbin jetën nga orteku

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tre skiatorë kanë gjetur vdekjen si pasojë e shkëputjes së një orteku pranë destinacionit austriak të skive, Sölden. Një tjetër person është në gjendje kritike për jetën, nga lëndimet që ka marrë nga orteku.

Viktimat ishin pjesë e një grupi turneu skish prej 17 personash që ishte në ngjitje me katër udhërrëfyes austriakë. Ata po shkonin drejt një strehe malore rreth 2,500 metra mbi nivelin e detit kur orteku, i cili ishte rreth 80 metra i gjerë, i goditi. Ndërsa po zhvillohen hetime për ngjarjen e rëndë, paralajmërimet janë shtuar për rrezikshmërinë e ortekëve të rinj.

Read Previous

Dalin pamjet e reja në Sydney, policia vret sulmuesin që vrau të paktën katër persona

Read Next

I dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij arrin në Gjykatën Themelore në Ferizaj