Daku: Për mua Kosova dhe Shqipëria janë njëjtë

Mirlind Daku, ka folur në një intervistë për emisionin Sports Show në Klan Kosova.

Krahas debutimit të tij të suksesshëm në fanellën e Rubin Kazanit, s’kishte si të mungonte as tema e kombëtares.

I pyetur se për cilën kombëtare do të luajë, ai tha se do ta jap përgjigjen me kohë.

“Për mua Kosova dhe Shqipëria janë njëjtë. Sikur të shërbejë për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë. Meqë deri tash Kosovës nuk iu kam dashur, se di a mund t’i kryejë punë ende”, tha Daku.

Ai theksoi se nëse do të ketë ndonjë ofertë nga Shqipëria do ta konsiderojë në mënyrën më të mirë.

“Unë kam qenë 100 për qind që ta përfaqësojë Kosovën, por neglizhenca e tyre më ka bërë që ta mendojë edhe Shqipërinë”, tha ai.

Vlen të theksohet se prezantimi i Mirlind Dakut, te Rubin Kazani në Rusi është bërë me pasaportën shqiptare.

Read Previous

Presidenti i Cluj e pranon se Ermal Krasniqi mund të largohet – dy oferta në tavolinë për yllin e Kosovës

Read Next

Kinë, 11 të vdekur nga shembja e çatisë së një gjimnazi