Studimi i parë i madh që krahason skanimet e trurit të njerëzve para dhe pasi të infektohen me Covid, ka zbuluar tkurrje dhe dëmtim të indeve në rajonet e lidhura me nuhatjen dhe aftësitë mendore, muaj pasi njerëzit rezultuan pozitivë.
Efektet ishin më të theksuara te njerëzit e moshuar dhe ata të shtruar në spital nga sëmundja, por ende të dukshme te të tjerët, infeksionet e të cilëve ishin të lehta ose asimptomatike, sugjeroi hulumtimi, i cili u botua në revistën Nature./Anabelmagazine/