COVID-19 i merr jetën çiftit me 5 fëmijë

Planet e këtij çifti u shkatërruan nga COVID. Virusi i mori jetën Daniel dhe Davy Macias një javë pas lindjes së vajzës së tyre.

Ata kishin vendosur të gjenin emrin për vajzën sapo të shëroheshin, por sëmundja nuk i la të vazhdonin tutje.

Nëna vdiq nga komplikimet prej Covid-19. Dhe gati dy javë pasi ajo vdiq humbi jetën dhe burri i saj.

Davy Macias ishte 37-vjeç dhe Daniel Macias ishte 39 dhe lanë pas pesë fëmijë, të moshës 7, 5, 3, 2-vjeç dhe 3 javë.

Të dy janë midis më shumë se 660.000 njerëzve në SHBA që kanë vdekur nga koronavirusi. Davy Macias nuk ishte e vaksinuar sepse ishte shtatzënë, por ishte e paqartë nëse Daniel ishte vaksinuar./Gazetaexpress

Read Previous

Barcelona – Bayern, formacionet e mundshme

Read Next

Bie numri i të hospitalizuarve, në ShSKUK po trajtohen 883 pacientë